Blitz

 Breaking News

Punë dhe një miqësi e fortë! Urimi i veçantë i Kim Kardashian për shqiptarin e saj të preferuar…

Punë dhe një miqësi e fortë! Urimi i veçantë i Kim Kardashian për shqiptarin e saj të preferuar…
October 02
12:44 2018

Përveçse bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, ata prej vitesh janë edhe miq shumë të mirë. Po flasim për Kim Kardashian dhe grimierin me origjinë shqiptare, Mario Dedivanoviç. Kim i ka besuar atij look-un e saj e kjo  për Marion do të thotë shumë.  Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” tashmë, në çdo event apo takim të saj ka pranë Marion.

Ky i fundit sot feston ditëlindjen dhe nuk mund të mungonte as urimi i veçantë i Kim për të. Në Instagram ajo ka postuar disa foto të të dyve që në vitet e para të njohjes e deri sot. Sigurisht i ka bashangjitur edhe një shkrim emocionues ku shprehet:

“Urime ditëlindjen, një dhe i vetmi Mario Dedivanovvic. Të dua përtej asaj që një postim Instagrami mund të thotë!”

Sa bukur Mario! Është me shumë fat ky djalë. /Blitz.al/

 

Share