Blitz

 Breaking News

Publikohen momentet gjatë regjistrimit, Dua Lipa dhe Andrea Bocelli sjellin “If Only”

Publikohen momentet gjatë regjistrimit, Dua Lipa dhe Andrea Bocelli sjellin “If Only”
October 24
19:20 2018

Ashtu siç u fol edhe disa ditë më parë këngëtari i famshëm Italian Andrea Bocelli do të publikojë albumin e tij të ri ku pjesë e tij do të ketë edhe disa bashkëpunime me emra të njohur të muzikës. Një ndër to është edhe ai me këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa.

Kënga titullohet “If Only” dhe disa nga momentet e regjistrimit të saj janë publikuar nga “BBC” Radio dhe janë rishpërndarë nga Andrea ku dëgjohet edhe një fragment i këngës e cila duket se është mjaft e fuqishme. Zërat e dy këngëtarëve janë përshtatur në mënyrë fantastike me njëri-tjetrin.

Bocelli sjell albumin “Si” pas pothuajse 14 vitesh dhe pjesë e tij do të ketë bashkëpunime edhe me këngëtarë të tjerë si Ed Sheeran, Josh Groban etj.

/Blitz.al/

Share