Blitz

 Breaking News

Protestoi kundër vendimit të Donald Trump, i vihen prangat modeles së famshme…

Protestoi kundër vendimit të Donald Trump, i vihen prangat modeles së famshme…
October 05
12:15 2018

Ishin të shumtë protestuesit që dolën kundër Presidentit Trump në lidhje me nominimin e Breet Kavanaugh për Gjykatën Supreme. Shumë persona janë vënë në pranga e dy prej tyre janë komediana Amy Schummer dhe modelja e njohur Emily Ratajkowski. Ato po protestonin për këtë nominim dhe Emily mbante një pankartë në të cilën shkruhej:

“Respektoni ekzistencën e femrës ose prisni rezistencën e saj”.

Pasi është liruar, modelja ka gjetur edhe kohën të postojë në Instagramin e saj, ku numëron plot 19.8 milionë njdekës:

“Sot u arrestova duke protestuar për nominimin e Brett Kavanaugh për Gjykatën Supreme, një njeri që është akuzuar nga gra të shumta për sulme seksuale.” – përfundon ajo.

Bret Kavanaugh është kthyer në problemin kryesor ditët e fundit në SHBA dhe ka ngjallur protesta të shumta. Protestuesit nuk mund të pranojnë kurrësesi që një person i akuzuar për sulm seksual të jetë anëtar i Gjykatës së Lartë. /Blitz.al/

 

View this post on Instagram

 

This today, then #ERA

A post shared by @ amyschumer on

Share