Blitz

 Breaking News

Prishtinë- U sulmua nga maskat, flet menaxheri i njohur Faton Shoshi

Prishtinë- U sulmua nga maskat, flet menaxheri i njohur Faton Shoshi
October 09
15:44 2018

Vetëm pak minuta më parë në media u fol se menaxheri i njohur i shumë VIP-ave shqiptarë Faton Shoshi ishte sulmuar në Prishtinë nga disa persona të maskuar. Gjithashtu shkruhej se ai ishte dërguar me urgjencë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Por ai nuk ka qëndruar indiferent duke hedhur poshtë lajmet se ai është lënduar apo dërguar në spital duke folur për “Lajmi.net” dhe shprehet se:

“Asgjë fare, ka qenë diçka e vogël, as nuk kanë mundur të afrohen, nuk ka ndodhur asgjë. Nuk ka qenë diçka interesante të them të drejtën. Kanë tentuar po s’kanë mundur se i kam pasur me vete ata djemtë. I kanë arrestuar. Ishin me maska, nuk i njihja. Isha me disa shokë dhe shokët ndërhynë. Asgjë s’më kanë bërë.”- ka thënë Fatoni.

/Blitz.al/

 

/Blitz.al/

Share