Blitz

 Breaking News

Prapaskenat e rrezikshme të xhirimit të klipit, Ronela Hajati është djegur në fytyrë tek “Marre”

Prapaskenat e rrezikshme të xhirimit të klipit, Ronela Hajati është djegur në fytyrë tek “Marre”
September 29
12:17 2018

Jo gjithçka që ndodh në prapaskenat e xhirimeve të një klipi shkon në mënyrën më të mirë të mundshme. 3 minuta e gjysmë këngë që ne shohim dalin në perfeksion, por ja që në ditët e tëra të xhirimeve ndodhin shumë incidente që ndonjëherë të rrezikojnë edhe jetën. Ronela Hajati është një nga këngëtaret që pëlqen të vijë ndryshe sa herë që publikon një videoklip, por ja që cilësia dhe veçantia kanë riskun e vet. Miku i saj e njëkohësisht personazhi që kujdeset për look-un e saj në klipe, Niko Komani ka treguar në rubrikën “Scroll Down me iconstyle.al”, se gjatë xhirimeve të këngës “Marre”, këngëtares iu dogj mjekra.

“Shokuese ka qenë për mua, një incident gjatë klipit ‘Marre’. Te pjesa e makinës me balerinin Jurgen Bala, presioni i ujit i ka djegur Ronelës gjysmën e mjekrës. Dhe i nisi gjaku kudo!” – tregoi Niko teksa kujtoi edhe disa incidente të tjera.

“Tek ‘Syni jem’ i kanë ndodhur disa gjëra teknike femrash. Ka qenë e veshur me të bardha. Ndërsa te një tjetër këngë e ka kapur policia dhe mori një gjobë të madhe. Pra, kur xhirojmë është gjithmonë “si t’i nxihet Ronelës jeta gjatë xhirimeve?”, – tha Niko.

Duket se Ronelën e ndjek fati i keq edhe pse në fund videoklipet i dalin shumë të bukura. /Blitz.al/

 

Share