Blitz

 Breaking News

“Prandaj Holanda na i heq vizat se ju s’keni turp”- Alketa Vejsiu i përgjigjet ndjekëses që e kritikoi në Instagram

“Prandaj Holanda na i heq vizat se ju s’keni turp”- Alketa Vejsiu i përgjigjet ndjekëses që e kritikoi në Instagram
April 20
13:31 2019

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu këto ditë është larguar nga Shqipëria dhe siç mund ta shohim në Instagramin e saj, ka shkuar të vizitojë Holandën.

Në një nga videot e postuara prej “vendit të tulipanëve”, Alketa shihet në një fushë të mbuluar nga lulet dhe ndërsa mbledh disa prej tyre, ajo gjen rastin për të thënë dhe disa fjalë drejtuar vajzave që e ndjekin.. Megjithatë, ndejkëseve të saj duket se nuk i ka bërë përshtypje as peisazhi shumë i bukur dhe as mesazhi: “Është e vërtetë që Zoti në fillim krioji vajzat pastaj lulet”, por fakti që Alketa është duke i këputur tulipanët.

Madje njëra nga komentueset i thotë: “Po më fal, por e kupton ti që nuk lejohet të këpusësh luelet aty. Prandaj Holanda do heq vizat se ju s’keni turp. Na turpëruat!!!” Moderatorja sigurisht ka zgjedhur ti kthejë një përgjigje ku i shpjegon ndjekëses se në fakt, ka marrë leje për të bërë videon në atë vend dhe për të marrë lulet: “Ik e ha një çokollatë, se kam marrë leje unë për foto edhe këto lulet. Për dy javë i korrin dhe i nxjerrin në shitje. Nuk ta turpëroj Shqiëprinë unë jo…Mos ki merak.

Gjithçka është e qartë besoj. Dhe në fakt, arsyeja pse Holanda ka propozuar që Shqipërisë ti hiqen vizat është për shkak të tregëtimit të një tjetër lloj bime dhe kriminalitetit të shtuar shtein e Europës Perëndimore. Dhe mbi të gjitha, nëse shqiptarët do të “dënoheshin” me heqje vizash se këpusin lulet, nuk do kishim të drejtë të udhëtonim në asnjë vend të botës. .Blitz.al/

Share