Blitz

 Breaking News

Posteri i saj në “Times Square”, emocionohet këngëtarja shqiptare!

Posteri i saj në “Times Square”, emocionohet këngëtarja shqiptare!
March 09
11:52 2019

Një emër i ri, i cili u fut në tregun muzikor dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve është pikërisht këngëtarja me origjinë shqiptare Ava Max.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka përjetuar emocione të mëdha teksa ka parë posterin e saj të vendosur në “Times Square” në New York, një vend ku vendosen postera prestigjozë dhe të personazheve me famë botërore.

Ava ka shpërndarë këtë foto në Instagram e përbri saj shkruan:

“A është ky realiteti?! Në mes të Times Square?! ÇFARË! Faleminderit për të gjithë dashurinë Spotify … e keni bërë vajzën tuaj të qajë! Ju dua të gjithëve shumë”.

Rikujtojmë se disa kohë më parë në “Times Square” është vendosur edhe posteri i Dua Lipas./Blitz.al/

Share