Blitz

 Breaking News

Portalet aludojnë sherr mes saj dhe Luana Vjollcës, Fifi reagon ashpër dhe sqaron largimin e saj

Portalet aludojnë sherr mes saj dhe Luana Vjollcës, Fifi reagon ashpër dhe sqaron largimin e saj
September 30
08:54 2018

Ndërrimet e bëra në sezonin e ri televiziv kanë bërë gjithnjë bujë, njësoj si reagimet e kësaj artisteje shqiptare. Filloreta Raçi, e njohur si Fifi ka dhënë dje një përgjigje për largimin e saj nga Top Channel. Kjo erdhi e gjitha nisur nga disa lajme të publikuara në portale që tregonin se Luana Vjollca e ka zëvëndësuar dhe midis tyre “mund të ketë ndodhur një sherr.

“Domethënë ju pseudo media dhe pseudo gazetari… Sa keq më vjen ndonjëherë që rroj në një kohë me ju… Cfaë janë këto tituj aman se më vendosët në bela me të gjithë botën, duke qenë mirë e bukur… Mua po më vjen bash mirë që po merreni me mua… Ishalla ju shitet lajmi dhe bëni ndonjë lekë…Po s’është mirë kështu… Kontrata ime e punës në televizionin Top Channel ka qenë Shtator 2017 deri qershor 2018… Ka mbaruar kontrata, unë kam vazhduar punët e mia, ato punët e tyre… Luana Vjollca ka marrë me të drejtë të zotit këngëtare tjetër që është me kontratë vjeçare në Top Channel… Kjo s’do të thotë që kam ikur me sherr siç do ikësh ti psh që e ke bërë këtë lajm… Njerëz të painformuar…”- është shprehur Fifi në Instastoryn e saj.

Duke sqaruar kështu se ishte thjesht një mbarim kontrate, ajo ka shpërndarë dhe një foto të Luanës ku i uron suksese për sezonin e ri dhe t’i shtohet vullneti për punën. Epo tani është mëse e qartë që mes tyre nuk ka asnjë mosmarrëveshje. /Blitz.al/

 

Share