Blitz

 Breaking News

Policia arreston Stresin, akuzohet si pjestar i një grupi kriminal

Policia arreston Stresin, akuzohet si pjestar i një grupi kriminal
October 17
23:17 2018

Mbrëmjen e sotme Policia e Shtetit ka arrestuar reperin e njohur Stresi, pasi akuzohet si antar i një grupi kriminal i specializuar për trafik droge dhe krime kundër personit.

Stresi është arrestuar në ambientet e një hoteli në Linzë dhe gjatë kontrollit i janë sekuestruar një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar si kokainë, një armë zjarri pistoletë si dhe 12 fishekë.

Sipas Ballkanweb, Gjykata e Shkallës së Parë, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve. Reperi akuzohet në lidhje me veprat penale “Mbajtjes pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” të parashikuar nga nenet 278/1 dhe 283 i Kodit Penal. Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Stresi ka probleme me ligjin pasi ai është arrestuar dhe një herë disa kohë më parë, madje dhe është arratisur nga qelia ku mbahej. /Blitz.al/

Share