Blitz

 Breaking News

“Po bëhen 2 vite që pres të zgjohem nga ky makth!” – Barbana Dini kujton të vëllanë, Ergin në ditën e tij të lindjes…

“Po bëhen 2 vite që pres të zgjohem nga ky makth!” – Barbana Dini kujton të vëllanë, Ergin në ditën e tij të lindjes…
October 15
11:16 2018

Rreth 2 vite më parë, këngëtari i njohur Ergi Dini u nda nga jeta pas një aksidenti tragjik me motor, së bashku me një shok.

Motra e tij, Barbana e rikujton atë shpeshherë edhe nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, e sot në një ditë të veçantë nuk kishte si të mungonte një i tillë. Ergi do të festonte 24-vjetorin e tij të lindjes dhe nisur nga kjo, Barbana ka publikuar një foto të tij, duke i bashkangjitur një dedikim mjaft prekës.

“Çdo vit mezi prisja orën 00.00 të kësaj nate për të të uruar ditëlindjen! Sot është ditëlindja jote e 24! Po bëhen 2 vite që pres të “zgjohem” nga ky makth i tmerrshëm. Ishe gjëja më e bukur që më ndodhi në këtë jetë por edhe dhimbja më e madhe… Nuk u ngopëm me ty! Ke qenë, je dhe do të mbetesh dashuria ime më e madhe, pika ime e dobët! Nuk do mundem kurrë ta pranoj humbjen tënde Ergi.” – ka shkruar këngëtarja përbri fotos së vëllait. /Blitz.al/

 

Share