Blitz

 Breaking News

Pete Davidson ironizon propozimin e fejesës që i bëri Ariana Grande-s

Pete Davidson ironizon propozimin e fejesës që i bëri Ariana Grande-s
November 02
15:53 2018

Pak javë pas ndarjes nga Ariana Grande, Pete Davidson ka filluar të ironizojë e të tallet me propozimin për fejesë që i kishte bërë këngëtares.

I ftuar në “Saturday Night Live”, përkrahë aktorit Joanh Hill dhe Maggie Rogers, Pete ka bërë një skenë që ironizon veten e tij. Ai ka propozuar Maggie për martesë duke i thënë: “Maggie, unë jam Pete. Do martohemi bashkë?”.

Ndërkohë që ka marrë një tjetër refuzim nga ajo.

Rikujtojmë se Pete është fejuar me Arianan një muaj pasi ishin lidhur dhe ka propozuar Maggie duke ironizuar faktin që pavarësisht se nuk e njeh  ai e propozon.

Pas kësaj Pete ka thënë se pas Cazzie David dhe Ariana Grandes, ky është refuzimi i tretë që ka marrë…/Blitz.al/

 

Share