Blitz

 Breaking News

Pesha e gruas sime në… Instagram

Pesha e gruas sime në… Instagram
August 26
17:18 2017

Thonë (dhe në fakt është e faktuar) që imazhi i femrave është ai që tërheq më shumë vëmendje jo vetëm në “cover”-at e shumta të revistave (qofshin këto botërore por edhe atyre vendase), por kohët e fundit edhe në rrjetet sociale.

Selena Gomez është aktualisht mbretëresha e Instagram-it duke i kaluar më shumë se 125 milionë ndjekës, por edhe personazhet më të pëlqyera shqiptare dhe që kanë shumë ndjekës në këtë rrjet social janë kryesisht femrat.

Por sot duam të bëjmë një përballje mes burrave dhe grave që janë të dy të famshëm, por që fatkeqësisht “gruaja” është forcë e madhe në Instagram.

Çifti Obama

Ai është konsideruar si një nga presidentët më të suksesshëm të Amerikës, ku qëndroi në krye të shtetit për dy mandate radhazi. Por ajo që na bën përshtypje është që popullariteti i tij në Instagram nuk krahasohet me atë të bashkëshortes, Michelle Obama. Gruaja sharmante ka rreth një milion ndjekës më shumë se bashkëshorti i saj.

Çifti Meta-Kryemadhi

I njëjti fenomen ndodh edhe me çiftin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Në Instagram është hapur së fundmi një faqe zyrtare e presidentit Meta dhe ndjekësit e tij janë modestë në krahasim me ata të bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

 

Marina Vjollca-Getoar Selimi

Ai mund të jetë një nga reperat më të njohur, me shumë vite karrierë, por partnerja e tij Marina Vjollca është më e ndjekur në Instagram. Mos të flasim për kunatën e tij, Luanën, që është shumë e pëlqyer në këtë rrjet social.

Nora Istrefi-Robert Berisha/ Tuna Sejdi-Patris Berisha

I njëjti fenomen ndodh me një tjetër çift të estradës, Norën dhe Robertit. Fama e Norës nuk krahasohet me atë të bashkëshortit të saj, ndonëse ky i fundit është goxha bukurosh. Shumë e famshme gjithashtu është nusja tjetër e familjes Berisha, Tuna, ndërkohë që partneri i saj Patrisi duket se po merr dita-ditës nga fama e saj.

 

 

Xhensila Myrtezaj-Bes Kallaku

Ata po përgatiten t’i japin fund beqarisë në shtator, por kjo nuk e pengon Xhensilën të jetë më e famshme se aktori i njohur, Bes Kallaku. Edhe pse Xheni ka hyrë pas Besit në showbiz, duket qartë që imazhi i saj shet më shumë se ai i partnerit të saj.

Elita Rudi-Gjiko

Një tjetër prezantuese seksi duket se ia merr në famë partnerit të saj dhe ajo është pikërisht Elita Rudi. Gjiko duhet të ndihet me fat për partneren bukuroshe që ka.

 

 

Share