Blitz

 Breaking News

Përveç se sipërmarrës i suksesshëm, Arbër Çepani merr një tjetër çmim të rëndësishëm

Përveç se sipërmarrës i suksesshëm, Arbër Çepani merr një tjetër çmim të rëndësishëm
September 28
17:10 2018

Arbër Çepani është një sipërmarrës mjaft i njohur, i cili prej disa vitesh ka arritur të rritë emrin e tij me drejtimin e njohur të lokalit “Komiteti”,i cili njihet për konsumin e pijeve alkolike, veçanërisht ato tradicionalet si vera e rakia.

Sot ai ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Instagram se sot është nderuar me një çmim mjaft të veçantë. Pra mund të quhet zyrtarisht Sommelier, ose një njohës i mirë i verës nëpërmjet shqisave të shijes.

Ai ka bërë një trajnim në të cilin ka degustuar dhe ka njohur nga afër botën e verërat, e në fund të tij ka marrë titullin e Somelierit. Arbri ka publikuar në Instagram një foto me Presidentin e Sommelierisë Shqiptare dhe përbri saj shkruan:

“Një ditë e shënuar gëzimi kjo e sotmja për mua! Pas ditësh, javësh, muajsh të gjatë trajnimi, degustimi dhe udhëtimi në botën e verërave dhe distilateve, sot me bekimin e Presidentit të Sommelierisë Shqiptare Z.Dashamir Elezi, u çertifikova me gradën e “Sommelierit”! Një rrugë akoma shumë e gjatë më pret përpara në perfeksionimin e shqisave të shijes por me rëndësi është që në këtë rrugëtim të finesës dhe elegancës së ngjyrave dhe aromave, do kem këshillimin dhe mbështetjen e më të mirëve të “Organizatës Shqiptare të Sommelierisë”!”

E pra, tashmë veç suksesit që po korr në fushën e biznesit, Arbri sapo na tregoi që tashmë ka marrë edhe një gradë tjetër, majft të rëndësishme për sipërmarrësit, aq më tepër kur kjo merret me zotësi./Blitz.al/

Share