Blitz

 Breaking News

Personazhet VIP që u rrëzuan dhe gjetën forcën për t’u ngritur sërish

Personazhet VIP që u rrëzuan dhe gjetën forcën për t’u ngritur sërish
August 16
20:25 2017

Fama është një gjë shumë e lehtë për t’u humbur: sot e ke, nesër jo.

Shumë personazhe të njohura kanë shkatërruar karrierën e tyre vetëm me një gabim. Sigurisht që ka edhe nga ata që kanë rënë e janë ngritur sërish. Shumë prej tyre kanë gjetur forcën e falë talentit e këmbënguljes kanë marrë prapë atë që meritojnë.

Më poshtë do të shihni disa prej personazheve të njohur të Hollivudit që ranë, por u ngritën e vazhdojnë të shkëlqejnë:

Ben Affleck

Ben Affleck ka qenë në krye të klasifikimeve në vitet ’90, kur dhe fitoi çmimin “Oscar” për skenarin më të mirë të “Good Will Hunting”, por popullariteti i tij u ul ndjeshëm në fillim të viteve 2000. Madje ai u cilësua si aktori më i keq në filmat “Paycheck” dhe “Daredevil”. Atij iu deshën disa vite për t’u ngritur sërish e filloi të ketë sukses në vitin 2015 kur fitoi çmimin “Razzie Redeemer”.

Angelina Jolie

Pas divorcit nga Brad Pitt në 2016-n, Angeline Jolie u gjend në një periudhë aspak të suksesshme. Ajo u komentua për humbjen në peshë dhe për ndryshimet drastike në pamjen e saj. Por duket se Jolie kohët e fundit e ka marrë veten dhe bukuria e saj është kthyer sërish. Veç kësaj ka qenë mjaft aktive në role të ndryshme.

Mel Gibson

Mel Gibson nuk ka qëndruar gjithmonë në krye, ai ka rënë shpeshherë për shkak të shkrimeve negative në gazeta. Në vitin 2000 ai ka pasur probleme me alkoolin dhe ka marrë kritika për shkak të deklaratave ekstreme për çështjet fetare. Në 2017-n ai fitoi një “Oscar” dhe “Golden Globe” duke u kthyer sërish!

Alec Baldwin

Alec Baldwin ka qenë një ndër figurat që femrat binin në dashuri me shikim të parë. Por për disa kohë ai nuk u shfaq dhe suksesi i tij ishte në rënie. Por me xhirimin e një seriali satirik Alec fitoi disa çmime prestigjioze.

Britney Spears

Britney Spears pushtoi gjithë botën me zërin e pamjen e saj. Por në vitet 2000 ra në depresion dhe pati probleme me drogën e alkoolin. Megjithatë ajo u kthye sërish për të marrë suksesin që meriton.

Christina Aguliera

Christina Aguliera kaloi dy shtatzëni dhe një divorc, të cilat e ndryshuan komplet atë. Njerëzit u përpoqën ta shkatërronin atë, por ajo u kthye  mjaft mirë dhe vazhdon të fitojë çmime prestigjioze.

Macaulay Culkin

Ai ka qenë fëmija më i famshëm, por u kthye në një personazh të urryer. Macaulay Culkin pati probleme me drogën dhe alkoolin. Por pas këtyre u shfaqën fotografi të reja të aktorit në internet, të cilat rregulluan imazhin e tij./Blitz.al/

Share