Blitz

 Breaking News

Personazhet e njohur shqiptarë që kanë thyer stereotipet që “na kanë ardhur në majë të hundës”

Personazhet e njohur shqiptarë që kanë thyer stereotipet që “na kanë ardhur në majë të hundës”
April 24
17:58 2019

Të gjithë jemi përballur në një moment të caktuar të jetës me stereotipa si: “duhet të keni fëmijën tuaj të parë para se të jeni 30 vjeç” ose “burri juaj duhet të jetë më i gjatë dhe më i madh në moshë se gruaja”, apo “familja është gjëja më e rëndësishme në jetën e secilëe grua”.

Edhe personazhet e njohur të ekranit shpesh vihen në qendër të kritikave për mënyrën se si kanë zgjedhur të jetojnë dhe ndërtojnë jetën, në ndryshim me atë që shoqëria e konsideron “modeli që duhet ndjekur”.

Në këtë artikull do ju listojmë disa nga personazhet e famshëm të ekranit të cilët vendosën të shkojnë kundër rrjedhës dhe na dëshmuan se mos ndjekja e këtyre stereotipave mund të sjellë gjithashtu lumturi.

 

Duhet të martohesh me një njeri  të ngjashëm me ty

Lorik dhe Monica flasin gjuhë të ndryshme, vijnë nga kultura dhe zakone të ndryshme, besime fetare të ndryshme, ama asnjë nga këto arsye nuk i pengoi ata të përjetonin një histori të bukur dashurie, të martoheshin dhe të krijonin një familjë të lumtur.

Nuk bëhen dot të dyja: Duhet të zgjedhesh ose familjen, ose karrierën

Kush e tha që nuk mund t’i bësh dot të dyja?

Ndonëse me një axhendë të ngjeshur televizive ku pothuajse për  20 vite nuk i është ndarë ekranit, Alketa Vejsiu arrin ta menaxhojë kohën për t’iu përkushtuar edhe familjes. Moderatorja është shprehur se është gjithmonë në shtëpi atëherë kur duhet dhe përveç rasteve të transmetimit direkt, rregullisht çdo darkë është pranë fëmijëve dhe bashkëshortit të saj.

 

 

Shtatzënia në moshë të re do të të shkatërrojë jetën

Sara Hoxha u bë nënë në moshën 21 vjeç, dhe për shumë nga moshatarët e saj, një fëmijë në këtë moshë me siguri mund të të “shkatërrojë jetën”.

Por, lindja e London nuk e ka penguar Sarën të shijojë jetën po aq sa më parë dhe të ndihet e lumtur dhe e realizuar me zgjedhjen e saj.

“Edhe 30 vjeç nuk është se do të dija të bëja më shumë se tani… Nuk ka një libër me udhëzime. Unë kam lexuar pafund libra, kam kërkuar me orë të tëra online, por të jesh mama është instiktive. London Noor për mua është çdo gjë, asnjë sakrificë nuk është më e madhe se ai. Sidoqoftë me mbështetjen e duhur, asnjë nuk ka pse të zgjedhë. Arrin t’i bësh të gjitha, sigurisht prioritetet ndryshojnë, por ekuilibrin e ke ti në dorë. Kur më pyesin a do ishte më mirë të kishe pritur, e mendoj që edhe mund të kisha pritur, por shkoj në shtëpi, e shoh atë në sy, dhe them ‘joooo, kjo është gjithçka në jetë’.

 

Duhet të lindësh fëmijë para moshës 30 vjeç
Në ndyshim nga stereotipi që ështe krijuar, shumë personazhe të njohur jo vetëm që nuk e kanë lindur fëmijën e tyre të parë para moshës 30 vjeç, por madje në prag të 40-ave. Rudina Magjistari është një ndër ta, duke dëshmuar së një grua vendos të bëhet nënë atëherë kur dëshiron vetë ajo, jo atëherë kur “duhet”.

 

Pasi të martohesh duhet të lindësh fëmijë

Marina Vjollca ka gjithçka që mund të kërkojë një grua e realizuar: një karrierë të suksesshme, një bashkëshort të përkushtuar dhe një martesë të lumtur, dhe mijëra fansa.

Pyetja e vetme që shtrohet është se pse moderatorja nuk është akoma shtatzënë edhe pse kanë kaluar 2 vite nga martesa e saj me Getoar Selimin.

Dhe ndërkohë që njerëzit i han meraku për këtë çështje, Marina shijon disa pushime ekzotike në Kuba.

 

Burri duhet të jetë më i gjatë se gruaja

Çfarë mendoni kur shihni Amin me Ermalin pranë njëri-tjetrit?

Me siguri, jo faktin që Ami është më e gjatë se Ermali.

Moderatorja dhe aktori i njohur kanë thyer stereotipin që gjatësia e mashkullit është kriter në një marrëdhënie në çift.

 

Burri duhet të jetë më i madh se gruaja

Ashtu sikurse gjatësia edhe mosha nuk ka ndikim në lumturinë e një familje, dhe Aurela dhe Skerdi këtë e dinë më mirë se të gjithë.

Aq shumë u diskutua fakti që këngëtarja është më e madhe në moshë se bashkëshorti i saj, sa vetë Aurela deklaroi në atë kohë se i kishte ardhur në majë të hundës ky muhabet.

Ata janë të martuar tashmë prej disa vitesh, kanë dy vajza, dhe jetojnë lumturisht bukur krah njëri-tjetrit, duke vërtetuar edhe njëherë teorinë se “dashuria nuk njeh moshë”.

Po jo shumë i madh

Pra, burri duhet të ishte i madh, por jo  dhe shumë i madh.

Me siguri edhe Adelinës i kanë ardhur në majë të hundës këto kritika që nga momenti që vendosi të publikonte foto me bashkëshortin e saj, i cili është dukshëm shumë vitë më i madh se këngëtarja.

Çifti me nje diferencë prej më shumë se 20 vitesh, tashmë janë prindër të një djali të quajtur Jon, duke na treguar se diferencat tejkalohen dhe nuk përbëjnë problem kur ka dashuri në mes.

 

Të rriturit duhet të jenë seriozë

Duke qenë aktorë humori , është e pritshme që në skenë apo ekran, Bes Kallaku dhe Ermal Mamaqi do marrin rolin e “karagjozit”.
Ama edhe tej ekranit, me historitë që tregojnë apo videot që pubikojnë shpesh nëpër rrjete sociale, na dëshmojnë se këtë rol e preferojnë ta mbajnë edhe në përditshmëri, me familjarë dhe miqtë e tyre të ngushtë.

Besi dhe Ermali marrin shpesh kritika të tipit:   “A do rriteni ndonjëherë?”, ” burrë i martuar dhe bën kështu”, “karagjoz ngele gjithë jetën”, por duket se ata nuk kanë të njejtën mendësi, dhe sa mirë bëjnë.

Fundja, “jeta është shumë e rëndësishme që të merret seriozisht”- thotë Oscar Wild.

Dhe një ndër rastet e shumta ku ata nuk janë aspak seriozë janë “talljet” publike që ato i bëjnë njëri-tjetrit duke i postuar foto të tilla:

 

 

Familja është gjëja më e rëndësishme në jetën e një gruaje

Kur kalon në një moshë të caktuar, dashje pa dashje, do të të ushtrohet një lloj presioni nga apinioni se “ka ardhur koha të martohesh” apo “ka ardhur momenti të krijosh familjen tënde”.

Këto fraza me siguri janë bërë refren dite edhe për Albana Osmanin e cila duket se më shumë se sa ajo vetë, merakun e gjetjes së burrit” të moderatores e mban komshija e katit parë.

Moderatorja i është përkushtuar tërësisht karrierës së saj televizive dhe angazhimit në fondacionin  “Ti je një luledielli”, dhe princi i kaltër le të vijë kurdo që të vijë.

 

 

Njerëzit nuk ndryshojnë

Tuna para disa vitesh bënte namin me “Zogun e Tunës”, me performanca ekstravagante dhe guxuese si askush më parë, ndërkohë që tani duhet të mësohemi me një tjetër profil të këngëtares: veshje “stil” dhe videoklipe minimaliste, por ama shumë artistike.

Njerëzit ndryshojnë që ç’ke me të!

 

 

 

/Blitz.al/

 

 

 

 

Share