Blitz

 Breaking News

Personazhe të famshëm dhe idetë e tyre “të çmendura”

April 16
17:11 2016

Liria e shprehjes dhe e fjalës i kanë dhënë mundësinë njeriut të shprehë hapur atë që ai mendon. Kjo gjë ka bërë që të shkruhen e të hidhen lloje të ndryshme idesh e teorish, të cilat, për shumicën e njerëzve, nuk kanë vlerë, kurse për disa janë të vërteta. Disa personazhe të famshëm “kanë rënë pre” e këtyre ideve dhe ne po ju rendisim disa nga këto personazhe dhe idetë e tyre “të çmendura”.

 

Gwyneth Paltrow beson se uji ka ndjenja

Gwyneth Paltrow beson se uji ka ndjenja
Picture 2 of 7

Përkrah shumë “teorive shkencore” të aktores, ajo që i vë kapakun është ideja se uji u përgjigjet më së miri ndjenjave. Paltrow e mbështet idenë e saj në librin “The Hidden Mesagge Of Water” të Dr. Massaru Emoto. Sipas këtij libri, uji është i ndjeshëm ndaj faktorëve të jashtëm, si muzika apo prekja. Kur doktori kishte shkruar me laps në një shishe me ujë fjalët “Të urrej” dhe “Frikë”, uji kthehej në akull gri kur ngrinte. Këtë gjë e bënte edhe kur Emoto i vendoste Metallica-n. Kurse kur shkruante fjalët “Të dua” apo “Faleminderit”, uji kthehej në kristal kur ngrinte.

Tags
Share