Blitz

 Breaking News

Përplasja me vlogeren e njohur, reagon sërish Ermal Mamaqi: “Më ngriti kurth”

Përplasja me vlogeren e njohur, reagon sërish Ermal Mamaqi: “Më ngriti kurth”
November 24
10:08 2018

Ditën e djeshme, në emisionin e drejtuar nga Mustafa Nano, “Provokacija” ishte i ftuar Ermal Mamaqi. Aty ai komentoi dhe për debatin e realizuar me Alyne, vlogeren që ishte e ftuar së bashku me partnerin e saj në “Xing”.

“Unë nuk e dija që kjo është një person që bën video apo ka një çështje të vetën, por me sa pashë më vonë rrjetin e saj që nuk është i vogël dhe reagimin mendova që kjo ishte një formë kurthi që kjo më ngriti mua. Ose më saktë e shfrytëzoi mundësinë për të pasur një reagim që ishte goxha i planifikuar. Kam video të cilat do t’i transmetoj më vonë, sepse ne kemi xhiruar çdo gjë që ka ndodhur në studio. Në momentin e parë mendova se po bën shaka. Kjo vajzë ishte shumë e talentuar për të shfrytëzuar momentin. Pastaj filloi të qante sepse, unë tha përfaqësoj një person për mbrojtjen e femrave dhe unë duhet ta përdor këtë moment.”- tregoi ai.

Ermali u shpreh se ajo e dinte pyetjen dhe kishte kërkuar ta ndryshonin, por në emisionin e tij vendos ai. Për këtë ai po përgatit dhe një video që do të transmetohet këtë javë për të kuptuar dhe diferencën mes humorit dhe seksizmit. /Blitz.al/

 

Share