Blitz

 Breaking News

Përkrah Will Smith, aktori shqiptar pjesë e filmit të njohur hollivudian

Përkrah Will Smith, aktori shqiptar pjesë e filmit të njohur hollivudian
November 29
15:39 2018

Aktori shqiptar, Marko Caka, është bërë shumë i njohur kohët e fundit me pjesmarrjen e tij në shumë filma të njohur hollivudian.

Ai ka qenë pjesë e projekteve të mëdha të prodhimit të Hollivudit, duke luajtur pranë yjeve të njohur si: Tom Hanks “Bridge of Spies “(2015), Jim Belushi “Show Me a Hero” (2015) , Ben Affleck “Batman vs Superman”(2016),  Megan Fox “Turtles Teenage Mutant Ninja” (2016).

Caka ka marrë pjesë gjithashtu dhe tek “Fast end Furious “(2017) duke portretizuar policin operativ gjatë trazirave të burgjeve duke luajtur së bashku me Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Së fundmi aktori me origjinë nga Shkodra ka pranuar që do të jetë sërish pjesë e një prodhimi të njohur kinematografik.

Në një prononcim për “Telegraf,com”, Caka ka treguar se është përzgjedhur të jetë pjesë e kastës së aktorëve të filmit, “Bad boys in life”, ku rolin kryesor e ka aktori i njohur Will Smith.

“Ishte ëndërr për mua të luaj pranë Will Smith, të cilit ja kam shprehur në takimin tim të parë dy vjet më parë, dhe që e ka pritur shumë mirë, aq më tepër kur mësoi se jam shqiptar”- ka treguar Marko.

Episodi i tretë i këtij filmi ka një pritshmëri të madhe pasi bashkon edhe një herë pas 23 vjetësh dy protagonistet kryesore Smith dhe Martin Lawrence.

Sipas “Sony Pictures”, në këtë film kanë shprehur dëshirën t’i bashkohen kastit edhe yje të tjerë, por emrat e tyre akoma nuk janë bërë publike nga ana e produksionit.

Premiera e filmit pritet të shfaqet në ekranet e mëdha të kinemave botërore në fillim të vitit 2020.

/Blitz.al/

 

 

View this post on Instagram

 

#onset shooting #rehearsal #filming #waltdisneyworld #movie

A post shared by Marko Caka (@markocaka) on

Share