Blitz

 Breaking News

Përfshihet në skandalin “Panama Papers”, flet për herë të parë Emma Watson

Përfshihet në skandalin “Panama Papers”, flet për herë të parë Emma Watson
May 11
19:38 2016

Emma Watson është një nga të paktat personazhe të famshëm që është shfaqur në skandalin “Panama Papers”, lidhur me një kompani që ajo zotëron në ishujt britanikë të Virgina-s.

Nxitur nga kjo, përfaqësuesi i aktores së “Harry Potter” ka dhënë një deklaratë për revistën “Spectator”, ku shprehet:

“Emma (si çdo individ me një profil të njohur nga shumë persona në botë) ka ngritur një kompani në bregdet për të ruajtur të dhënat e saj personale dhe për sigurinë e saj. Gjithashtu, Watson nuk merr kurrë përfitime monetare të padeklaruara dhe paguan rregullisht taksa për këtë kompani”.

Deklarata shpjeguese vjen si pasojë e përfshirjes së ambasadores së Kombeve të Bashkuara në listën e personave që kanë përfituar shuma marramendëse parash nga bizneset dhe kompani të ndryshme. Watson renditet gjithashtu bashkë me Simon Cowell, Jackie Chan dhe Sarah Ferguson në këtë listë ku shumicën e përbëjnë liderët botërorë.

Tags
Share