Blitz

 Breaking News

Përdori këngën e saj në fushatë, Rihanna merr këto masa ndaj Donald Trump

Përdori këngën e saj në fushatë, Rihanna merr këto masa ndaj Donald Trump
November 06
22:35 2018

Tashmë edhe Rihanna i është bashkuar listës së artistëve që do të marrin masa ligjore ndaj Donald Trump për përdorimin e këngëve të tyre në fushatë.

Presidenti i Amerikës mbajti në sfond këngën “Don’t stop the music” në një event në Tennessee të dielën. Për këtë u njoftua nga gazetari i Washington Post, Philip Rucker, nëpërmjet një postimi në Tëitter.

“Është thënë një milion herë, por ja ku është hera e një milion e një- mitingjet e Trump janë ndryshe nga çdo gjë tjetër në politikë. Aktualisht. “Don’t stop the music” e Rihannës po gjëmon në Chattanooga ndërkohë që ndihmëset po i hedhin bluzat e Trump falas turmës si të ishte një lojë me top. Të gjithë po e adhurojnë.”- ka shkruar ai.

Pikërisht kjo ka marrë një përgjigje nga këngëtarja e cila ka kundërshtuar veprimin duke thënë: “Jo për shumë gjatë…as unë e as njerëzit e mi nuk do të ishin kurrë në një prej atyre mitingjeve të tmerrshëm ose afër tyre, prandaj faleminderit për njoftimin Philip!”

Fill pas kësaj, mbështetësit ligjorë të Rihannës kanë dërguar një letër zyrtare në Shtëpinë e Bardhë.

“ Jemi njoftuar që presidenti Trump ka përdorur kompozimet dhe regjistrimet muzikore të Rihannës, duke përfshirë dhe hitin e saj Don’t stop the music, në lidhje me disa evente politike të mbajtura rrotull SHBA. Ky përdorim është rrjedhimisht i papërshtatshëm.  Përdorimi i paautorizuar i muzikës së saj nga Trump, krijon një përshtypje të gabuar që Ms Fenty është e përfshirë, e lidhur me këtë ose me Trump.”- kanë shkruar ata.

Ajo nuk është e para këngëtare, pasi dhe Aerosmith apo Adele kanë marrë të njëjtat masa më parë që muzika e tyre të mos përdorej në fushatën e Trump. /Blitz.al/

Share