Blitz

 Breaking News

Përçahet grupi i njohur “KAOS”? Lumi B shpjegon arsyen…

Përçahet grupi i njohur “KAOS”? Lumi B shpjegon arsyen…
October 24
12:25 2018

Të gjithëve na kujtohet grupi i njohur KAOS. Kanë qenë pikërisht Lumi Berisha dhe Vigan Bolentini reperët që fshiheshin pas këtij emri dhe arritën që të rrëmbenin zemrat tona me këngët e tyre.

Por së fundmi, Lumi B e kemi parë në bashkëpunime dhe projekte të ndryshme vetëm, e natyrshëm lind pyetja: ”Po Vigani ku është?”

Nga kjo kemi dalë në përfundimin se për një arsye apo një tjetër, KAOS është përçarë.

Këtë gjë ka vendosur ta shpjegojë vetë Lumi. I ftuar në emisionin “Nd’rrimi i Natës”, reperi ka sqaruar se çfarë ka ndodhur dhe ka pohuar se mes tyre nuk ka ndonjë keqkuptim, por rrugët e tyre janë ndarë si pasojë e angazhimeve familjare apo të jetës së tyre personale. Pavarësisht fjalëve të Lumit, aryet e dhëna nuk duken shumë bindëse për faktin se vet ai ka bërë jo pak këngë muajt e fundit.

Gjithsesi, nuk i dihet, ndoshta mund t’i shohim sërish bashkë Lumin dhe Viganin. /Blitz.al/

 

Share