Blitz

 Breaking News

Për të gjithë fansat e Danjel & Fotini: do të keni mundësi t’i ndiqni sërish të preferuarit tuaj

Për të gjithë fansat e Danjel & Fotini: do të keni mundësi t’i ndiqni sërish të preferuarit tuaj
September 06
18:13 2017

Fituesit e këtij edicioni të “Big Brother”, çifti Danjel dhe Fotini, duket se e kanë marrë shumë seriozisht çështjen e vazhdimit të famës së tyre, kjo edhe sepse ata numërojnë shumë ndjekës në rrjete sociale, të cilët dëshirojnë të dinë gjithçka që bëjnë ata.

Vetëm para pak minutash, Fotinia ka lajmëruar ndjekësit e saj se me anë të një kanali në Youtube të quajtur “Lafoda”, dyshja do të publikojë video të tipit “vlogs”. Formati “vlog” është shumë i njohur kryesisht në Amerikë dhe personat që vendosin të pasqyrojnë jetën e tyre në video në Youtube arrijnë të grumbullojnë të ardhura të majme.

Nuk dihet nëse të njëjtin fat do të ketë edhe dyshja Danjel e Fotini, megjithatë mbetet për t’i uruar për iniciativën që kanë dhe mbase edhe u ecën më mirë nga ç’mendojnë. /Blitz.al/

 

Share