Blitz

 Breaking News

Për ata që ende mburren me veshje firmato, Aurela Gaçe ka vetëm disa fjalë

Për ata që ende mburren me veshje firmato, Aurela Gaçe ka vetëm disa fjalë
March 01
16:10 2019

Një ndër këngëtaret më të pëlqyera të publikut shqiptar, që shpesh reagon dhe për tema të ndryshme sociale apo fenomene që ndodhin, sot i ka dedikuar disa rreshta atyre që ende shesin mend me rrobat firmato. Bëhet fjalë për Aurela Gaçen që e cilëson mburrjen me emrin apo logon e markës që ke veshur varfëri shpirterore.

“Mundohem të mos i gjykoj njerëzit dhe gjej nga një justifikim për veprimet e tyre, por këta që nxjerrin akoma në pah firmat e rrobave, më duket se nuk dinë të gëzojnë plotësisht paranë që me ‘mund’ kanë mbledhur. Të mburresh akoma me emrin që ke veshur më duket kaq varfëri. Shpirtërore, sigurisht. Nejse… Do thoni ju, po mirë, ka mundësi dhe pse jo? Po, po dakord, vetëm se fakti që e tregon më bën të qesh. Mendoja se kishte rënë pak fluksi i pordhacëve bosh të këtij fshatit tonë madhështor, ku paradën e bëjnë pikërisht ata që dje mbase edhe buka u mungonte. (Kjo është pikërisht edhe arsyeja që sot tregojnë). Ka shumë të pasur që kurrë nuk u mësuam se çfarë veshin, çfarë hanë, ndoshta ngaqë ata janë bërë të pasur falë pasioneve, në kundërshtim nga këta tanët që pasion kanë lekun. Ta gëzojnë vetëm të mos harrojnë fasulet… T’i ziejnë e ta derdhin ujin e parë, se përndryshe do ju grisen brekët nga p*****t”- ka shkruar këngëtarja.

E në fakt, ka plot personazhë të njohur që edhe pse kanë mundësinë të vishen me marka të shtrenjta, nuk e kanë maninë ta tregojnë kudo. /Blitz.al/

Share