Blitz

 Breaking News

Për 3-vjetorin e lidhjes, Sinan Hoxha bëri një libër për Andrrën dhe s’dimë ç’mund të jetë më romantike se kjo!

Për 3-vjetorin e lidhjes, Sinan Hoxha bëri një libër për Andrrën dhe s’dimë ç’mund të jetë më romantike se kjo!
January 27
11:15 2018

Janë një nga çiftet më të bukur të shoëbizit shqiptar, Sinan Hoxha dhe Andrra. I pari është gjithmonë në festat tona familjare me këngët, ndërkohë që Andrra me siguri është në gjithë profilet tona në rrjete sociale sepse kjo e fundit është mjaft e ëmbël dhe e çiltër në postimet e saj, çka bën të kesh qejf ta ndjekësh.

Të dy kanë festuar dje, 3 vjetorin e dashurisë së tyre, por ajo çka na ka pëlqyer pa masë ka qenë dhurata që Sinani ka bërë për bashkëshorten e tij. Përbri një buqete të madhe me lule, ai ka realizuar një libër me fotot e tyre dhe dedikimet e dashurisë që ia ka kushtuar Andrrës.

A ka më bukur se kaq? /Blitz.al/

Share