Blitz

 Breaking News

Paska qenë e vërtetë, Ermal Fejzullahu pranon se do të bëhet baba për herë të katërt

Paska qenë e vërtetë, Ermal Fejzullahu pranon se do të bëhet baba për herë të katërt
April 01
17:09 2019

Disa javë më parë në media doli lajmi se Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana do të bëheshin prindër për herë të katërt. Kaluan ditët dhe nuk erdhi asnjëherë konfirmim nga çifti përveç disa zërave që e mohonin diçka të tillë dhe i konsideronin si thashetheme.

Por ashtu siç ndodh rëndom lajmi konfirmohet disa ditë më vonë. E ka qenë pikërisht një nga protagonistët e këtij lajmi, këngëtari Ermal Fejzullahu i cili ka pranuar faktin se së shpejti do të bëhet baba për herë të katërt. Ai i ftuar në emisionin “1 kafe prej shpisë” konfirmoi se Ariana është në pritje të ëmbël.

Po e vërtetë është. Të jetë mirë ajo ka rëndësi. Vajza e vogël Era është pak xheloze sepse është 5-vjeçare”- u shpreh këngëtari i cili përsa i përket gjinisë së fëmijës shtoi se ende nuk e kan zbuluar as vetë.

Ermali dhe Ariana janë prindër të vajzave Buna dhe Era si djalit Art.

Share