Blitz

 Breaking News

Pasioni për ekranin! Ish-moderatorja e “Top Channel” rishfaqet në “Vizion Plus”

October 17
14:54 2018

 

Ish-moderatorja e “Pasdite në Top Channel”, Lira Burgija, mesa duket nuk mund të rrinte më gjatë e shkëputuar nga pasioni i saj për ekrani.

Pas shkëputjes për disa kohë, ku punoi si përgjegjëse e marrëdhënieve me publikun në një kompani private, Lira i është rikthyer sërish televizionit, por këtë herë në një tjetër ekran dhe në pozicionin si spikere lajmesh.

Lirën do kemi mundësi ta shohim tani e tutje çdo ditë në edicionin qëndror të lajmeve në “Vizion Plus”, së bashku me kolegun Andi Nuraj.

E lumtur për këtë eksperiencë të re, ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale foto nga prezantimi i saj i parë, nga ku ka marrë edhe shumë komplimente dhe urime nga komentuesit. \Blitz.al\

 

 

Share