Blitz

 Breaking News

Pasi origjina e saj greko-italiane çuditi gjithë publikun, Eva Murati pyet Eleni Foureirën: A nuk je shqiptare ti?

Pasi origjina e saj greko-italiane çuditi gjithë publikun, Eva Murati pyet Eleni Foureirën: A nuk je shqiptare ti?
May 22
20:37 2019

Eleni Foureira dha një performacë të shkëlqyer në finalen e Eurovision mbrëmjen e së shtunës, edhe pse paraqitja e saj u shoqërua edhe me komente përtej komplimentave.

Testi i origjinës “My heritage” (trashëgimia ime) e prezantoi Eleni Foureirën si 70% greke dhe italiane, një rezultat që i habiti të gjithë pasi dihet se ajo është  shqiptare me origjinë nga Fieri. Familja e saj është shpërngulur drejt Greqisë kur Eleni ka qenë 1 vjeç.

“Italiane? Nuk e kisha idenë! Jam pothuajse 70% greke? Unë nuk jam greke, unë jam rritur në Greqi, por ndihem greke. Nga Italia Jugore? Nuk di çfarë të them…”, u shpreh këngëtarja pasi mësoi rezultatet e testit të trashëgimisë.

Komentet në faqen e saj ishin të shumta por vëmendjen e tërhoqi ai i moderatores shqiptare Eva Murati.

“Performancë e shkëlqyer, por greke dhe italiane? A nuk je shqiptare?”- pyet Eva.

Eleni i është përgjigjur moderatores shqiptare se në fakt as ajo nuk e beson por ky ishte rezultati i “My heritage”, prej të cilit u surprizua edhe ajo.

“Sigurisht që jam, por ishte rezulatati i ADN-së ‘Trashëgimia ime.”- është përgjigjur Eleni. /Blitz.al/

Share