Blitz

 Breaking News

Pas sulmit për pemët e Krishtlindjes, Melania Trump ka diçka për të thënë

Pas sulmit për pemët e Krishtlindjes, Melania Trump ka diçka për të thënë
November 29
18:40 2018

Pak ditë më parë, Shtëpia e Bardhë filloi përgatitjen për festat e fundvitit. Zonja e Parë, Melania Trump, postoi në Tëitter foto nga pemët e Krishtlindjes, që si për çudi nuk ishin ato tradicionale, por n ngjyrë të kuqe.

Sigurisht kjo bëri që njerëzit të reagonin menjëherë duke e sulmuar këtë zgjedhje të papërshtatshme. Sipas tyre, është një zbukurim i frikshëm, shumë larg traditave të festave.

Por për këtë, Melania Trump ka diçka për të thënë.

“Jemi në shekullin e 21 dhe çdokush ka shije të ndryshme. Unë mendoj se ato duken fantastike. Shpresoj që çdokush të vijë dhe t’i vizitojë. Në jetën reale, ato duken akoma më të bukura. Dhe jeni të gjithë të mikpritur të vizitoni Shtëpinë e Bardhë, shtëpinë e njerëzve.”- u shpreh ajo gjatë fjalës së saj në Liberty University.

Kështu ajo i qëndron besnike vendimit dhe shijes së saj. Të themi të drejtën, nuk duken dhe aq keq. Të paktën e kuqja mbetet sërish në sferën e ngjyrave të fundvitit. /Blitz.al/

Share