Blitz

 Breaking News

Pas reagimit të Olta Gixharit, Blendi Fevziu sqaron të vërtetën e listës të të paguarve nga shteti grek

Pas reagimit të Olta Gixharit, Blendi Fevziu sqaron të vërtetën e listës të të paguarve nga shteti grek
October 23
21:25 2018

Ka disa ditë që në media po flitet për një skandal ku thuhet se portale, artistë dhe gazetarë shqiptar janë paguar nga ministra grek për të folur pozitivisht për Greqinë me mbi 1 milion euro. Ka qenë një skandal i plasur në Greqi ku disa ministra janë konfliktuar dhe kanë nxjerrë këtë sekret në lidhje edhe me politikanë që janë marrë me çështjen e Marrëveshjes së Detit.

Ndër personazhet që janë përmendur ishte edhe emri i aktores Olta Gixhari ku flitet se ka marrë 12.000 euro. Gazeta Dita gjithashtu ka listuar edhe emra të tjerë se Qamil Lirza pedagog ka përfituar gjithsej 63.000 euro. Shpëtim Idrizi, Kryetar i partisë kryesore çame në Shqipëri ka marrë 340.000 euro, Dashamir Tahiri, ish-deputet i partisë së çamëve ka përfituar 25.000 euro. Eni Vasili gazetare ka përfituar 20.000 euro. Mustafa Nano gazetar 30.000 euro si dhe emra të tjerë: Artur Zheji, Henri Çili, Artan Hoxha, Kosta Barka, Mentor Nazarko, Alfred Cako që kanë marrë gjithashtu shuma të ndryshme parash.

Ka qenë Olta Gixhari e cila ka reaguar ashpër në lidhje me këto deklarat duke i hedhur poshtë dhe i ka cilësuar si të pavërteta.

“Është një marrëzi që më ka prishur ditën! Dikush do mbajë përgjegjësi për këtë shpifje të rëndë kundër emrit tim.” – ka përfunduar aktorja.

Në Opinion, mbrëmjen e sotme Blendi Fevziu është shprehur se kjo është një marrëzi dhe fajin e kanë gazetarët shqiptar pasi ky është thjesht një lajm i rremë. Madje ka thënë se Olta e ka marrë më seriozisht faktin që është përfshirë në këtë list sesa të tjerët.

Madje është përfolur se shteti grek nuk paguan personat e lartpërmendur, por website në Korçë dhe Himarë të cilët mbështetin vorioepirotët. Gjë të cilën e ka pohuar edhe kryeministri grek Alexis Tzipras, i cili ka treguar se financojnë portale në Shqipëri për të bashkëpunuar.

Gjithësesi bie poshtë lista e emrave e publikuar pak ditë më parë duke qenë se nuk kanë lidhje me këto portlae!/Blitz.al/ 

 

Share