Blitz

 Breaking News

Pas puthjes me Selena Gomez, The Weeknd flet për martesën

Pas puthjes me Selena Gomez, The Weeknd flet për martesën
January 13
10:34 2017

Pak ditë më parë, mediat rozë  shkruan për lidhjen më të re në showbizz, atë mes Selena Gomez dhe The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfay.  Fotot e publikuara tregonin një puthje që kishte ndodhur mes dy këngëtarëve të njohur, por për të cilën askush nuk reagoi.  The Weeknd gjatë karrierës së tij është përpjekur të qëndrojë sa më larg mediave dhe intervistat e tij kanë qenë të rralla. Megjithatë, pak ditë më parë ai ka folur për “GQ”, ku ka treguar se çfarë mendon mbi martesën në të ardhmen dhe fëmijët.

Ai sapo i kishte dhënë fund lidhjes së tij me modelen e “Victoria’s Secret”, Bella Hadid. Duket se martesa është një angazhim që e frikëson këngëtarin.

“Unë mendoj se jam nga ata djem që duan të bëjnë fëmijë përpara se të martohen. Fëmijët do të vijnë në fillim. Martesa më tremb në të vërtetë”,- ka rrëfyer The Weeknd.

“Tani për tani  jam duke u përpjekur të vetërregullohem dhe të jem dikush më i mirë seç kam qenë 4 vite më parë kur ishte fillimi dhe sa kisha nisur të shijoja jetën”.

Ai nuk ka thënë asgjë më shumë për lidhjen e tij me Selena Gomez, megjithatë një burim është shprehur  se ata po njihen dhe se gjërat po ecin shumë mirë. “Ata nuk duan t’ia dinë nëse dikush zbulon diçka më shumë për lidhjen e tyre”,- ka thënë burimi./Blitz.al/

Share