Blitz

 Breaking News

Pas Marios, një tjetër grimiere shqiptare pranë Kim Kardashian

Pas Marios, një tjetër grimiere shqiptare pranë Kim Kardashian
January 13
16:34 2017

Besojmë se të gjithë jeni në dijeni që artisti i preferuar i make up-it të Kim Kardashian është shqiptari Mario, i cili solli edhe trendin e ri të kontureve në të gjithë botën, duke i praktikuar fillimisht tek ylli i klanit Kardashian.

Mirëpo ai nuk është i vetmi artist make up-i shqiptar që ka pasur fatin të ndodhet pranë Kim-it, sepse edhe një grimiere tjetër e njohur në Shqipëri, Elona Balaj, ka qenë pjesë e një praktike nga Mario dhe Kim në Dubai mbi teknikat e tualetit.

elonaa

“Ishte një kënaqësi të takoja Kim Kardashian dhe të mësoja teknika të reja mbi make up-in nga Mario”, – ka shkruar Elona në Instagram përbri fotos së saj me Kim dhe Marion. Ndërkohë edhe personazhe të njohur shqiptare, si Zaimina Vasjari dhe Rezarta Shkurta, e kanë uruar grimieren shqiptare për këtë arritje. /Blitz.al/

Share