Blitz

 Breaking News

Pas lajmit të shtatzënisë, Meghan Markle tregon barkun e rrumbullakosur dhe dhuratën e parë të bebit

Pas lajmit të shtatzënisë, Meghan Markle tregon barkun e rrumbullakosur dhe dhuratën e parë të bebit
October 16
10:36 2018

Dje lajmi i ditës ishte se Meghan Markle dhe Princ Harry do të bëhenë prindër për herë të parë në pranverën e vitit 2019-të.

Por sot janë publikuar edhe fotot e Dukeshës së Sussex me barkun e rrumbullakosur. Çifti po zhvillon një tur dhe ndodhen për vizitë zyrtare për herë të parë në Australi. Meghan duket e veshur me një fustan të bardhë pas trupit i cili i tregon shumë pak barkun që ka nisur të marrë edhe formën e tij të rrumbullakët. Kjo kishte qenë pikërisht edhe arsyeja që Dukesha kishte zgjedhur një të tillë pas lajmit të gëzueshëm.

Por përveç kësaj çifti mbretëoro kanë marrë edhe dhuratën e parë për bebin e tyre nga Guvernatori Peter Cosgrove. Ai i dhuroi një kangur prej pelushi dhe një palë çizme të vogla të cilat i ka marrë Princ Harry që dukej shumë i gëzuar. /Blitz.al/

 

 

 

 

Share