Blitz

 Breaking News

Pas lajmeve për ndarje, Ciljeta shihet krah Alban Hoxhës

Pas lajmeve për ndarje, Ciljeta shihet krah Alban Hoxhës
November 27
14:07 2018

Portieri i Partizanit, Alban Hoxha, u la sot i lirë, pasi kaloi mbi dy ditë i mbyllur në komisariat.

Albani arrestua mbrëmjen e së shtunës nga policia, pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Trupi gjykues vendosi sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për portierin, sipas së cilës ai duhet të paraqitet në Prokurori dy herë në muaj.

Krahas punës së tij si portier i kombëtares dhe Partizanit, Hoxha është diskutuar shpesh edhe për lidhjen e tij me Ciljetën.

Dyshja asnjëherë nuk kanë folur hapur në publik mbi marrëdhënien e tyre, por në mënyrë indirekte e kishin pranuar.

Para disa kohësh në portale u përhap lajmi se ata i kishin dhënë fund raportit të tyre, duke qenë se nuk ndiqnin më njëri-tjetrit në Instagram dhe kishin fshirë të gjitha fotot e postuara bashkë.

Por disa foto të publikuara nga “Tiranapost.al” para pak minutash hedhin poshtë gjithë zërat për ndarje.

Në fotot dallojmë qartë Ciljetën jashtë ambienteve të gjykatës, e cila me siguri ka shkuar për t’iu gjendur pranë patnerit të saj.

/Blitz.al/

Share