Blitz

 Breaking News

Pas kritikave për festën në supermarket, Fedez dhe Chiara Ferragni-t duan ti marrin djalin

Pas kritikave për festën në supermarket, Fedez dhe Chiara Ferragni-t duan ti marrin djalin
October 30
21:02 2018

Festa surprizë e organizuar nga Chiara Ferragni brënda një supermarketi për 29 -vjetorin e Fedez ka shkaktuar një sërë polemikash.

Cifti i njohur ka kërkuar falje rreth sjelljes me ushqimet , por mesa duket kjo nuk ka mjaftuar dhe çështja ka shkuar deri aty sa të revoltuar disa persona kanë marrë në telefon shërbimet sociale për t’i marrë djalin.

Këngëtari dhe modelja e njohur kanë marrë së fundmi kërcënime për vdekje dhe për marrjen e kujdestarisë së djalit, Leon.

Reperi milanez ka postuar një seri videosh në Instagram ku ka folur rreth kësaj çështje:

“Këtë javë kam marrë edhe kërcënime me vdekje, si dhe kanë kontaktuar shërbimet sociale që të na marrin djalin. Siç mund ta imagjinoni të gjitha këto më kanë destabilizuar.

Nëse të luash me ushqimin është diçka e gabuar dhe që meriton gjithë këto reagime, duhet të jetë kështu edhe në të gjithë programet ku ndodh e njëjta gjë dhe që ne i shohim çdo ditë, apo jo?

Nuk e kuptova se si një festë e thjeshtë në supermarket u kthye menjëherë në një çështje shteti”-përfundoi Fedez diskutimin e tij në Story. /blitz.al/

Share