Blitz

 Breaking News

Pas debatit me Rudina Magjistarin, Ermal Mamaqi ndryshon emrin e rubrikës në spektakël

Pas debatit me Rudina Magjistarin, Ermal Mamaqi ndryshon emrin e rubrikës në spektakël
November 04
00:06 2018

Ka qenë këngëtarja e njohur Tuna e cila nisi një debat me moderatoren Rudina Magjistari pasi e ftuar në “Xing me Ermalin” u shpreh se nuk do të shkonte asnjëherë në programin e saj. Të nesërmen ka ardhur edhe reagimi i moderatores e cila paralajmëroi edhe Ermalin me një pyetje në fund  ku shkruante :“Ermal e do dhe ti një?

E kjo ishte arsyeja që sonte ndoshta pritej që Ermali ta eleminonte si rubrikë  “Pyetjen nga Rudina”. Por moderatoi ka bërë të kundërtën sepse ai thjesht i ka ndryshuar emrin dhe i është drejtuar të ftuarës, Çiljetës në këtë mënyrë:

“Do shkosh te hë hë hë hë “ . Çiljeta e cila sigurisht e dinte se për çfarë bëhej fjalë ka pranuar se do shkonte pasi gëzon një marrëdhënie të mirë me të.

“Ishte pyetja, e dini vetë ju” – ka përfunduar Ermali i cili e ka eliminuar emrin e Rudinës pas debatit virtual të ndodhur disa javë më parë.

 

Share