Blitz

 Breaking News

Pas arrestimit të Stresit, reagojnë prindërit: “Hakmarrje 24 orëshe, shkak padia ndaj Taulant Ballës

Pas arrestimit të Stresit, reagojnë prindërit: “Hakmarrje 24 orëshe, shkak padia ndaj Taulant Ballës
October 19
09:41 2018

Tashmë kryefjala e ditës është kthyer Stresi dhe arrestimi i tij. Së fundmi nëna e reperit ka Shpresa Lushaj ka reaguar nëpërmjet gazetës “Panorama” ku dhe është shprehur se arrestimi i tij është bërë për hakmarrje.

“Padia që i bëri bashkëshorti im, zotit Taulant Balla menjëherë u kthye restoja me ndalimin dhe arrestimin e Stresit. Pra është një hakmarrje 24 orëshe.

U bë një gjyq pa njoftuar fare, duke thënë se ishte në procedim, po e ndiqnin. Një vendim i pabesueshëm në kuptimin që nuk ka ndodhur një krim, Stresi nuk është as bandë dhe as grup kriminal. Absolutisht është një artist i lire”.- ka thënë ajo duke nënkuptuar se arrestimi it ë birit lidhet me çështjen e Taulant Ballës dhe akuzave të babait të Stresit ndaj tij.

Gjithashtu të njëjtin reagim ka patur edhe babai i tij Sali Lushaj. Ai ka bërë një postim në Facebook ku thekson se regjimi  nuk mund ta mposhtë familjen e tij, e në lidhje me këtë ngjarje i kërkon Stresit të mos dorëzohet.

“Përshëndetje miq! Besoi po shikoni e ndigjoni ca përralla që na tregonin dikur gjyshja ose gjyshi. Ka dy ditë që ky pushtet po merret me djalin tim Stresi. Çdo gjë e sajuar. Çdo gjë e përgatitur nga mllefi që u tërbuan që unë i bëra Ballës një padi në gjykatë.

Këta filluan të hakmerren brenda 12 orësh. Aspak e vërtetë se qenka grup kriminal. Një shpifje e fëlliqur. Askush nuk është ndaluar tjetër e s’do të dalë në këtë lojë të fëlliqur e të përgatitur.

Grup kriminal i madh shumë pa asnjë tjetër. Por ne kurrë s’do të mund të na thyejnë e të na përkulin para këtij regjimi të fëlliqur. Ne kemi duart e ky regjim ka hekurat. Kurrë s’do më mposhtin mua e as familjen time. Vetëm dua t’i them djalit tim mos u dorëzo para këtyre falangave se jemi të fortë.

Kënga që ke kënduar mos u dorëzo kjo është. Ti për mua je gjëja më e shtrenjtë se linde në internim dhe me gjithë ato vuajtje s’mu ndave nga bindjet e mia por më mbështete deri në këto momente dhe ne do të mbështesim e do jemi me ty. Të duam fort”.- ka shkruajtur ai./Blitz.al/

 

 

 

Share