Blitz

 Breaking News

Pas 2 vitesh punë vullnetare, Albana Osmani në prag të hedhjes së hapit të madh në projektin e saj

Pas 2 vitesh punë vullnetare, Albana Osmani në prag të hedhjes së hapit të madh në projektin e saj
November 16
18:24 2018

Albana Osmani ka ndarë në Instagram-in e saj një lajm të gëzueshëm për të dhe jo vetëm. Që nga 20 Maji 2017 , ajo është themeluesja e fondacionit “You are a sunflower”. Ai mbledh fonde për të ndihmuar fëmijët në nevojë, kryesisht kurimin e tyre. Nëprmjet blerjes së një bluzeje apo produkti tjetër me luledielli, secili mund të kontribuojë për të ndihmuar.

Ajo që vlen për t’u theksuar : është një nismë që operon totalisht në mënyrë vullnetare, dhe për herë të parë ato do të krijojnë zyrat e tyre. Ky ishte dhe lajmi që Albana ndau me ne, fondacioni i saj do të ketë tashmë një “banesë” dhe jo thjesht punë në mjedise të rastësishme. Nëprmjet mbështjetjes së partnerëve të saj, ajo tashmë është kthyer në “bojaxhien” e zyrave të reja, për ta çuar më tej misionin e saj.

“Në një jetë tjetër do isha nje super bojaxhie. Më pëlqen kaq shumë kur shikon të realizosh qiellin “me nje penel “.Më saktë po ndiej kaq lumturi sa po gëzoj si fëmijë, pasi pas dy vitesh punë vullnetare pa pushim ditë e natë përmes shumë sakrificash , pa një “fole“ rrugëve , sot ne e kemi këtë zyre për 1 vit si fillim, dhënë kjo bujarisht nga shqiptari i njohur Z.Sal Rusi dhe biznesmeni i suksesshëm Z.Bashkim Ulaj . Faleminderit!! Deri më sot ne punonim ku kishte free WiFi në ambiente të hapura, ku çdo email dërgohej, dhe me duart e bashkuara me lutje drejt Zotit, besuam më të mirën. Dhe kështu mes njerëzish të jashtëzakonshëm shqiptarë të mirë e me zemër, ne rendëm në 3 shtete me sukses të plotë ! Ta nisësh nga zero dhe të çosh çdo cent në destinacion publikisht do të thotë integritet i nivelit më të lartë ! Dhe dashuri supreme, që vjen nga Zoti pa kushte, pa interes, pa asnjë prapavijë. Vetëm me dashuri , e nëse dyshonit që nuk ndodhte më , ju dëshmoj o njerëz të mirë që po! Ju dëshmoj o njerëz të mirë që para pak ditësh në Republikën e Kosovës u bë për herë të parë një analizë në histori në pavionin e onkohematologjisë , falë jush se bletë një bluzë me luledielli,falë jush !!!Të publikosh çdo faturë deri në detaj ,të jesh 100 % bamirësi… kjo ishte shokuese edhe për organizatat ndërkombëtare , ndërsa na thanë :”Nga Shqipëria e vogël dhe e varfër, i përulemi kësaj pune të jashtëzakonshme ! E sigurisht ne po punojmë mbi auditin dhe zgjodhëm Deloitte, institucion ndërkombëtar, zhvilluam një takim të parë , si me preçizi, mezi pres ta vë në ballë të website me krenari! Me shumë krenari për shokët e mi që ishim e jemi bashkë në këtë rrugëtim nga dita 01 ! Me krenari për çdo shqiptar që tha “po e dua këtë luledielli sepse i dua fëmjët e na mbështeti !” Kam rendur duke patur në mendje ata të vegjël e në dilemë me jetën , dhe druhesha nëse do t’i shoh përsëri apo jo , e nëse ju duheshin këto pajisje për t’i shpëtuar do bëja gjithçka – gjithçka që të ndihmoja ! Kjo qe sfida më e madhe e imja deri më sot në jetë !”- ka shkruar Albana Osmani në postimin e saj në Instagram.

You are a sunflower!
/Blitz.al/

View this post on Instagram

Ne nje jete tjeter do isha nje super bojaxhie 🤩 Me pelqen kaq shume kur shikon te realizosh qiellin “me nje penel “.Me sakte po ndjej kaq lumturi sa po gezoj si femije, pasi pas dy vitesh pune vullnetare pa pushim dite e nate permes shume sakrificash , pa nje “fole“ rrugeve , sot ne e kemi kete zyre per 1 vit si fillim, dhene kjo bujarisht nga Shqiptari I njohur Z.Sal Rusi dhe biznesmani i sukseshem Z.Bashkim Ulaj . Faleminderit!! Deri me sot ne punononim ku kishte free WiFi ne ambiente te hapura, ku cdo email , dergohej, dhe me duart e bashkuara me lutje drejt Zotit, besuam me te miren. Dhe keshtu mes njerezish te jashtezakoshem Shqiptare te mire e me zemer ne rendem ne 3 shtete me sukses te plote ! Ta nisesh nga zero dhe te cosh cdo cent ne destinacion publikisht do te thote integritet i nivelit me te larte ! Dhe dashuri supreme, qe vjen nga Zoti pa kushte , pa interes, pa asnje prapavije. Vetem me dashuri , e nese dyshonit qe nuk ndodhte më , ju deshmoj o njerez te mire qe po ! Ju deshmoj o njerez te mire qe para pak ditesh ne Republiken e Kosoves u be per here te pare nje analize ne histori ne pavionin e onkohematologjise , fale jush se blete nje bluze me luledielli , fale jush !!!Te publikosh cdo fature deri ne detaj , ( kaloni ne faqen e @you_are_a_sunflower) te jesh 100 % bamiresi kjo ishte shokuese edhe per organizatat nderkombetare , ndersa na thane : nga Shqiperia e vogel dhe e varfer, I perulemi kesaj pune te jashtezakonshme ! E sigurisht ne po punojme mbi auditin dhe zgjodhem Deloitte institucion nderkombetar zhvilluam nje takim te pare , si me preçizi, mezi pres ta ve ne balle te website me krenari! Me shume krenari per shoket e mi qe ishim e jemi bashke ne kete rrugetim nga dita 01 ! Me krenari per cdo shqiptar qe tha po e dua kete luledielli sepse I dua femjet e na mbeshteti ! Kam rendur duke patur ne mendje ata te vegjel e ne dileme me jeten , dhe druhesha nese do ti shoh perseri apo jo , e nese ju duheshin keto pajisje per ti shpetuar do beja gjithcka – gjithcka qe te ndihmoja ! Kjo qe sfida me e madhe e imja deri me sot ne jete !

A post shared by ALBANA OSMANI (@albanaosmani1) on

Share