Blitz

 Breaking News

Surprizë! Pas 2 vitesh, dyshja juaj e preferuar rikthehet sërish në “Kënga magjike”

Surprizë! Pas 2 vitesh, dyshja juaj e preferuar rikthehet sërish në “Kënga magjike”
November 18
17:38 2018

“Kur ti të jesh pa mu, pa mu, kujt do t’i thush të duuu…”

Nuk e vëmë aspak në dyshim që këtë e keni kënduar gjatë sepse ju kishte vjedhur zemrat. “Mirëmëngjes Dashni” ishte kënga e Brunos dhe Artjola Toskës, me të cilën morë pjesë në “Kënga Magjike 2016”. Madje ajo mori dhe çmimin e këngës Hit.

Epo lajmi më i mirë që mund të merrnim sot ishte rikthimi i kësaj dysheje. Si dy artistë të talentuar të tregut muzikor shqiptar, ata do të jenë sërish pjesëmarrës në “Kënga magjike” me një bashkëpunim. U prezantuan me këngën “Digjem” dhe performanca e tyre entuziazmoi publikun. Edhe këtë herë, është një prodhim i Threedots.  Muzika dhe teksti, së bashku me përvojën e mëparshme të bashkëpunimit, na bëjnë të mendojmë se kjo do të jetë një ndër këngët më të vlerësuara në festival.

Nëse do të vlerësohet me çmim apo jo mbetet për t’u parë, por jemi të sigurt që publiku është i lumtur që Bruno dhe Artjola sollën sërish një këngë bashkë. /Blitz.al/

Share