Blitz

 Breaking News

Partnerja e Davide Astorit rrëfehet 7 muaj pas tragjedisë: “Ai iku në momentin më të lumtur të jetës së tij. Vajza jonë…”

Partnerja e Davide Astorit rrëfehet 7 muaj pas tragjedisë: “Ai iku në momentin më të lumtur të jetës së tij. Vajza jonë…”
October 15
14:26 2018

Francesca Fioretti, partnerja e Davide Astorit, ish-kapitenit të Fiorentina-s që u nda nga jeta pak muaj më parë në dhomën e tij të hotelit, në një intervistë të gjatë për “Corriere Della Sera” ka folur për dramën e saj dhe forcën që po gjen për t’u ringritur pas tragjedisë së 4 marsit të këtij viti.

“Unë, më 5 mars kam shoqëruar vajzën në shkollë dhe kam shkuar tek psikologu. Jeta me vajzën tonë pas asaj që ndodhi është shumë e vështirë. Më duhet që trishtimin dhe mërzitjen të mos ja transmetoj asaj. Qetësia e saj varet nga unë tashmë, por edhe Daviden nuk dua që ajo ta shohë si një tabu që nuk duhet përmendur asnjëherë, përkundrazi. Ajo e ka kuptuar që ai nuk do të kthehet, por e kemi vendosur të dyja në një vend imagjinar ku ai është i lumtur. Nuk e di çfarë më dha forcën për të gjetur qetësinë, por mendoj: vajza ime.”

Më tej shton:

“Muaji i parë ka qenë shumë i vështirë, ndjeja dhimbjen që ne nuk ishim më të tre së bashku të lumtur dhe të gëzuar. Por rutina me vajzën dhe takimet me psikologen më kanë ndihmuar që vajza ime të mos shohë dhimbje në sytë e mi. Tani jeta ime ka rifilluar dhe di të thëm diçka: Jam e sigurt se e kam bërë të lumtur Daviden për sa kohë kemi kaluar së bashku dhe fati ishte shumë i padrejtë me ne, por kam pranuar të mbaj peshën e kësaj dhimbjeje sepse po mos të kisha takuar Astorin nuk do të ekzistonte gëzimi i dashurisë tonë dhe bëri që ai të ishte i kompletuar si njeri, burrë dhe baba. Davide iku në momentin më të lumtur të jetës së tij…” – ka përfunduar Francesca. /Blitz.al/

Share