Blitz

 Breaking News

Papa Francesku pranon publikisht se ka ndjekur seanca psikoterapie

Papa Francesku pranon publikisht se ka ndjekur seanca psikoterapie
November 04
13:33 2018

Papa Francesku ka pranuar publikisht se i është dashur të ndjekë disa seanca psikoterapie.

Së fundmi, në një intervistë për librin “Intervistë me Wolton”, Papa ka pranuar se kur ishte 42 vjec dhe me mision në Argjentinë, i është dashur të ndiqej nga një psikologe për rreth 6 muaj.

“Në një pikë ndjeva nevojën të konsultohesha me nje analiste, një psikologe hebre. Për 6 muaj shkoja në zyrën e saj një herë në javë për të sqaruar disa gjëra. Ishte një femër shumë profesionale si mjeke dhe si psikologe”- është shprehur Papa duke mos sqaruar më shumë nëse bëhëj fjalë për ankth apo për ndonjë periudhë  depresioni në jetën e tij.

Intervista e Papës është pjesë e 20 dialogjeve në biseda me politologun dhe gazetarin francez Domenique Wolton, në librin që mban autorsinë e tij “Intervista me Wolton”.

Ndër të tjera, Papa në intervistat e tij flet edhe për vizionin e tij për botën, politikën, islamin dhe projektet më urgjente.

/blitz.al/

Share