Blitz

 Breaking News

Pak muaj pas fejesës, Paris Hilton ndahet nga Chris Zylka

Pak muaj pas fejesës, Paris Hilton ndahet nga Chris Zylka
November 19
19:34 2018

Pas një lidhjeje rreth dy-vjeçare Paris Hilton dhe Chris Zylka i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Paris dhe Chris u lidhën në fillim të vitit 2017 dhe u fejuan në muajin janar. Gjatë pushimeve të tyre në Aspen ai u ul në gjunjë dhe i bëri pyetjen e famshme Paris, nëse dëshironte që ta kalonin jetën bashkë. Për lidhjen e tyre të hapur për mediat, pushimet në çift apo unazën e diamantit ka komentuar e gjithë bota por sipas një burimi thuhet se gjithçka ka marrë fund!

Planet ishin që në 2019-ën të kishte dasmë por duket se diçka është thyer në marrëdhënien e tyre.

“Ata janë ndarë që në fillim të këtij muaji. Marrëdhënia e tyre mori tatëpjetën pas një kohe. Paris do të përqëndrohet më shumë tek profesioni i saj ndërsa Chris do i kthehet aktrimit”,- është shprehur burimi./Blitz.al/

Share