Blitz

 Breaking News

Ups! Një nga dasmat e përfolura të showbizz-it shqiptar nuk do të mbahet në shtator!

Ups! Një nga dasmat e përfolura të showbizz-it shqiptar nuk do të mbahet në shtator!
September 01
10:05 2017

Kishim menduar se të gjithë këngëtarët, aktorët apo personazhet e njohura do t’i jepnin fund beqarisë në muajin shtator, por qenkemi gabuar.

Pas Besit e Xhensilës, Marinës e Getoarit, një tjetër emër i njohur që u konfirmua se do të mbajë dasmën këtë muaj ishte dhe këngëtarja shqiptare Big Mamma.

Epo, duket se gjërat nuk kanë ecur ashtu siç priteshin dhe e kanë detyruar Big-un të ndryshojë datën e  martesës. Burime pranë këngëtares kanë treguar për mediat se këngëtarja e ka shtyrë dasmën për disa muaj, por një gjë është e sigurt: dasma do të mbahet brenda vitit.

Besojmë se Big-u po planifikon një dasmë aq të madhe sa i duhen muaj ta organizojë. Por ne jemi këtu, gati për t’u surprizuar! /Blitz.al/

Share