Blitz

 Breaking News

Oni Hysenbelliu rrëfen sherrin e dhunshëm në club: “Na sulmuan për shkak të një vajze!”

Oni Hysenbelliu rrëfen sherrin e dhunshëm në club: “Na sulmuan për shkak të një vajze!”
November 10
18:35 2018

Oni Hysenbelliu është një ndër biznesmenët më të njohur në Shqipëri dhe gjithmonë është përfolur për jetën e tij luksoze. Ai ka qenë një ndër të ftuarit e puntatës së parë të emisionit “Thumb” në Abc News, ku na ka prezantuar me një tjetër anë të tijën. Onin si një djalë të thjeshtë në rrugët e kryeqytetit.

I ulur në kafe, duke biseduar me gazetaren e Thumb ai është shprehur se i pëlqen jeta e natës pasi ka qejf muzikën por  nuk i pëlqen fakti që në Shqipëri ndodhin probleme në clubet e natës. Ai është pyetur për ndonjë incident që ka patur në një club nate ku dhe nuk ka ngurruar të tregojë.

“Kur kam pas luajtur me ekipin e partizanit dolëm gjithë bashkë për ditëlindjen time. Të gjithë ishim veshur me këmisha me papion. Një moment një person u bë xheloz se e dashura e tij shikonte nga ne por ne nuk e shikonim atë. Por ky është budallallik se kur ti ke diçka e nuk e mban dot atë që ke në krah nuk e kanë fajin të tjerët. Ky mori lëshoi një karrige, kjo karrige shkoi huq dhe ne shkuam ta godisnim. Një shoku im godet padashje bodygardin, pastaj ky iku  ne u zumë me bodygardin, dhe më pas erdhi policia”.

Theksojmë faktin, ashtu siç edhe Oni tha ky sherr ka ndodhur pak vite më parë./Blitz.al/

Share