Blitz

 Breaking News

“Nuk mbushesha dot me frymë!” – Emma Stone rrëfen se si korseja e përdorur në film i dëmtoi organet

“Nuk mbushesha dot me frymë!” – Emma Stone rrëfen se si korseja e përdorur në film i dëmtoi organet
October 26
11:49 2018

Aktorja Emma Stone, e ftuar në një emision së fundmi, ka folur rreth rrezikut që ka kaluar gjatë kohës që xhironte filmin “The Fauvorite”.

Duke qenë se ngjarjet zhvilloheshin në shekullin e 18, për imazhin e saj në dramën e periudhës klasike, fituesja e çmimit “Oscar” duhej të vishte një korse për gjatë gjithë xhirimeve.

Në intervistën e dhënë për “Graham Norton Show”, Stone tha që mbajtja e korsesë për një kohë të gjatë i kishte sjellë asaj dëmtime serioze në organet e brendshme.

“Gratë e atyre viteve kanë qëndruar me korse për një kohë kaq të gjatë, gjë që të jep shumë simpati për atë periudhë dhe për atë që ato kanë kaluar. Gjatë muajit të parë nuk mund të merrja frymë. Nuk mbushesha dot me frymë dhe ndërkohë më duhej të nuhasja erë mentol, gjë që më bënte të mendoja sikur isha në një hapësirë ​​të gjerë, të hapur. Pas një muaji, të gjitha organet e mia u zhvendosën – ishte e rrezikshme dhe nëse nuk mund ta bëni, mos e bëni!” – përfundoi aktorja 29-vjeçare. /Blitz.al/

Share