Blitz

 Breaking News

“Nuk kam qenë kurrë në një lidhje, por nuk jam e virgjër”- këngëtarja e njohur surprizon me deklaratën e saj

“Nuk kam qenë kurrë në një lidhje, por nuk jam e virgjër”- këngëtarja e njohur surprizon me deklaratën e saj
November 13
19:20 2018

Mbrëmjen e djeshme në “Nin” ishte e ftuar këngëtarja e njohur, Enca Haxhia. Përtej projekteve muzikore, mosmarrëveshjeve me Noizy-n, ajo zbuloi dhe një detaj interesant.

Në rubrikën “Haje ose thuaje”, ajo u pyet për emrin e të dashurit të saj të parë.

“Ok do ta them shumë seriozisht, po të betohem në Zot kurrë nuk kam pasur një të dashur, kurrë nuk kam qenë në një lidhje. Kjo s’do të thotë që s’kam puthur, s’kam pasur diçka, s’kam pasur njerëz që kam simpatizuar.”- është shprehur Enca.

Si rrjedhim i kësaj, u pyet nga Alaudin Hamiti nëse ishte e virgjër.

“Jo, pa merak, mos e vrit mendjen. S’kam qenë asnjëherë në lidhje serioze. Ku të lë kohë për lidhje kjo muzikë, këta producentë, këta fansa.”- ka përfunduar ajo.

Ja pra, edhe këtë detaj nga jeta e saj e morëm vesh. Por a është karriera me të vërtetë arsyeja? /Blitz.al/

Share