Blitz

 Breaking News

Nuk ka veç një dashuri dhe martesa nuk është domosdoshmëri!

Nuk ka veç një dashuri dhe martesa nuk është domosdoshmëri!
October 05
17:15 2018

 

John Lennon është padyshim një ndër njerëzit më të sukseshëm dhe më me ndikim të shekullit të XX. Ai nuk ishte vetëm muzikanti rocker dhe themeluesi i “The Beatles” që njohim të gjithë.

Përveçse tekst-shkrues, autor dhe aktivist paqeje, Lennon vazhdon të kujtohet edhe për thëniet e tij me mesazhe te jashtëzakonshme.

Me një natyrë rebele dhe hera-herës të ashpër, ai nuk mjaftohej të shfaqte rebelimin dhe mesazhet e tij vetëm në muzikë e  filma, por dhe në çdo konferencë shtypi dhe intervistë.

Më poshtë iu lëmë në shoqërinë e një prej thënieve më domethënëse të tij:

“Na kanë bërë të besojmë se dashuria, ajo e vërteta gjendet vetëm një herë në jetë dhe në përgjithësi para moshës 30 vjeç, nuk na kanë thënë që dashuria nuk ka kohë e nuk mbërrin në një moment preciz.

Na kanë bërë të besojmë se secili prej nesh është gjysma e një portokalli dhe se jeta ka kuptim, vetëm kur arrijmë të gjejmë gjysmën tjetër në martesë.

Nuk na kanë thënë se kemi lindur Të Plotë dhe që asnjë në jetën tonë nuk meriton të mbajë mbi supe përgjegjësinë për të kompletuar atë që na mungon: rritemi me veten. Nëse jemi në shoqëri të mirë është thjesht më e këndshme.

Na kanë bërë të besojmë në një formulë të quajtur “dy në një”, dy njerëz që mendojnë njësoj, që veprojnë njësoj dhe që vetëm kjo mund të funksiononte.

Nuk na kanë thënë se vetëm duke qenë individ me personalitetin tënd, të lejon të kesh një marrëdhënie të shëndetshme.

Na kanë bërë të besojmë se martesa është domosdoshmëri dhe se dëshirat jashtë saj duhen shtypur.

Që ekziston një formulë e vetme për lumturinë, e njëjta për të gjithë ata që dalin jashtë kësaj janë të dënuar të margjinalizohen.

Nuk na kanë thënë se këto formula nuk funksionojnë dhe e tjetërsojnë njeriun.

Nuk na kanë thënë se askush nuk do na i tregonte të gjitha këto.

Secili nga ne do ti zbulojë vetë.

Dhe kështu kur të duash vetveten, do jesh po aq i lumtur e do mund të duash dikë tjetër.”/Blitz.al/

Share