Blitz

 Breaking News

Nuk do të ketë më “Një kafe me Labin”! Moderatori largohet nga televizioni

Nuk do të ketë më “Një kafe me Labin”! Moderatori largohet nga televizioni
January 13
09:37 2017

Labinot Gashi është një ndër moderatorët më të njohur në Kosovë dhe Shqipëri. Emisioni i tij “Një kafe me Labin” është ndër më të ndjekurit. Moderatori ka një karrierë në RTV 21 e cila daton 17 vite më parë por duket se aLabi ka vendosur të bëjë një pushim duke u latguar përkohësisht nga televizioni. Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatori i “Një kafe me Labin” në llogaritë e tij në rrjete sociale duke përshëndetur njëkohësisht të gjithë shikuesit dhe kolegët me të cilët ka punuar gjithë këto vite.

Miq t’dashur, këtë vit mu mbushën 17 vjet punë në RTV 21. Gjatë këtyre viteve kam punuar me shumë e shumë dashuri, vullnet e përkushtim për punën dhe institucionin. Kam bërë shumë e shumë emisione, të cilat s’do të ishin gjithmonë e më të mira pa respektin për shikuesin. Sot kam veq falenderime për të gjithë ju që me motivuat të punoj, të njohur e edhe shumë më shumë të panjohur. Një përshëndetje pa fund për të gjithë kolegët e mi, që më dhanë vullnet e mbështetje. Faleminderit Udheheqesve të  21Media. Dhe jo kot po i nisi këto falenderime publikisht sonte. Unë kam marrë një vendim, aspak të ngutshëm, që të shkëputem për një kohë të shkurtër nga puna në TV. E di, do të më mungojë dashuria, kritikat, përshendetjet e secilit prej shikuesve. Po a s’na duhet secilit nga pak pushim reflektues që më pas mundësi për projekte të reja e afatgjatë! Unë sot jam më shume se kurrë i knaqur dhe ballëhapur që asnjërit deri sot si kërkova favore e as mirënjohje për mbeshtetjen që u dhashë, perveç miqësisë se vërtet dhe bashkëpunimeve në të mirë dhe interes të shikuesve. Ne do të takohemi prapë, me rëndsi shëndeti e dashnia të na mbajë gjallë. Me plot dashni, 1 kafe me Labin, OpOp Labi – Labinot Gashi”- ka shkruar Labi.

labi1

Sipas mediave kosovare largimi i Labit nga RTV 21 është paralajmëruar dy javë më parë. “Një kafe me Labin ka qenë një ndër emisionet më të ndjekur të showbizz-it në Kosovë e jo rrallëherë moderatorit i janë besuar dhe oraret e fundvitit, ku televizionet mes tyre “luftojnë” për shikueshmëri./Blitz.al/

Share