Blitz

 Breaking News

North West jeton jetën e saj duke pretenduar se nuk ka vëllezër dhe këtë e tregon Kim Kardashian

North West jeton jetën e saj duke pretenduar se nuk ka vëllezër dhe këtë e tregon Kim Kardashian
October 03
19:20 2018

Vajza e Kim Kardashian me Kanye West, nuk ishte më e lumtura kur mori vesh në 2015 që do bëhej me vëllezër.  Kimi është shprehur gushtin e kaluar se North nuk e pëlqente vëllain e saj Saint, por mendonte se do ishte vetëm një fazë.

Tani, North ka edhe një motër, por situata është e njëjtë.  Kim ka treguar se ajo e jeton jetën e saj sikur Saint dhe Chicago të mos ekzistonin.

“North sillet shpesh sikur të jetë fëmijë i vetëm. Mendoj se është pak e konfuzuar. E ka kaluar fazën e xhelozisë tani. Për të është thjesht bota e saj. North më tha para disa ditësh “Mami… duhet të kemi një beb tjetër që Saint të më lërë rehat… që vajzat të jenë në njërën anë të shtëpisë dhe djemtë në tjetrën.”- tha Kim për revistën People.

Madje North ka dhe një shenjë “Nuk lejohen djemtë” në dhomën e saj dhe nuk e lë vëllain e saj as të shkelë aty. “Ndërkohë Saint është një fëmi shumë i dashur.”- është shprehur Kimi.

/Blitz.al/

Share