Blitz

 Breaking News

Nora Istrefi ndërron profesion? Zbulohet fusha e re në të cilën do ta shohim

Nora Istrefi ndërron profesion? Zbulohet fusha e re në të cilën do ta shohim
January 13
13:29 2017

Nora Istrefi është një nga këngëtaret më të njohura në trevat shqiptare. Përveçse një nënë e përkushtuar dhe një këngëtare e suksesshme, duket se bukuroshja nga Kosova gjen kohë edhe për të studiuar.

Muaj më parë në mediat online u përfol gjatë regjistrimi i saj si studente në Fakultetin e Shkencave Sportive. Megjithatë, kjo nuk është dega e vetme mbi të cilën ajo është duke studiuar. Sipas Magazina.al, këngëtarja është regjistruar në një universitet privat në Degën Komunikim Masiv dhe aktualisht po ndjek masterin.

Duket se Nora ka një jetë shumë aktive, duke marrë parasysh gjithë angazhimet e sipërpërmendura. Prej kohësh ajo ka paralajmëruar një bashkëpunim me Ermal Fejzullahun, një këngë që pritet të dalë shumë shpejt./Blitz.al/

Share