Blitz

 Breaking News

Noizy sapo ka firmosur për kompaninë e famshme muzikore

Noizy sapo ka firmosur për kompaninë e famshme muzikore
January 16
14:15 2017

Duket se ky vit ka nisur mjaft mirë për anëtarët e grupit OTR.

Fillimisht ishte këngëtarja Enca Haxhia ajo që firmosi një kontratë me labelin prestigjioz “Universal Music”. Duket se i njëjti fat e ka ndjekur edhe reperin e njohur Noizy, i cili ditën e sotme po ashtu ka firmosur një kontratë me këtë kompani. Dy këngëtarët shqiptarë do të jenë pjesë e familjes “Universal Music” dhe ky është një hap i madh për karrierën e tyre. Noizy ka zgjedhur ta ndajë këtë moment me ndjekësit e tij në Instagram.

“Le të fillojë. Bota le të bëhet gati. Sapo i firmosur nga kompania më e madhe në botë, “Universal Music”. Jam shumë krenar për këtë gjë. Dua dhe do të punoj shumë më shumë për të bërë familjen, grupin, fansat dhe shtetin tim krenar për këtë. Ju falënderoj të gjithë për mbështetjen!”- shkruan reperi.

noizy111

Ne i urojmë shumë suksese Noizy-t për këtë arritje!/Blitz.al/

Share